Të paktën katër persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën mbrëmjen e së hënës nga të shtënat masive në qytetin amerikan Philadelphia, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Policia tha se kishte të shtëna të shumta në pjesën Kingsessing në jugperëndim të Philadelphias, ndërkaq i dyshuari është në paraburgim.
Ai kishte veshur një antiplumb dhe ishte i armatosur me një pushkë dhe një pistoletë, tha policia.
Policia bëri të ditur se tre nga të vdekurit ishin të moshës rreth 20-vjeç, një i moshës rreth 60-vjeç, ndërsa dy fëmijë të moshës dy dhe 13 vjeç janë plagosur./FolDrejt/