Në orën 10:48 të mëngjesit me orën lokale, ushtria e Koresë së Jugut identifikoi nisjen nga zona bregdetare lindore e Koresë së Veriut, Wonsan.
Koreja e Veriut lëshoi sot një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt ujërave të saj lindore, tha ushtria e Koresë së Jugut, disa orë pasi Pheniani kërcënoi të lëshonte një përgjigje më serioze ushtarake ndaj forcimit të aleancës së SHBA me Korenë e Jugut dhe Japoninë.
Në orën 10:48 të mëngjesit me orën lokale, ushtria e Koresë së Jugut identifikoi një lëshim nga zona bregdetare lindore e Wonsan në Korenë e Veriut, sipas një deklarate nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Koresë së Jugut, raporton AP, transmeton Fol Drejt.