Zëdhënësja e Prokurorisë së Seulit Jugor, Kim He-Kyung tha se vendi i saj do të kërkojë ekstradimin e një prej të arratisurve më të kërkuar në botë, Kwon Do-Hyung, i njohur më mirë si Do Kwon, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
“Prokurorët e Koresë së Jugut do të ndërmarrin hapa për të rikthyer Kwon Do Hyung në vend. Ne po punojmë për këtë,” tha Kim He-Kyung për AFP.
Bashkëthemeluesi dhe drejtori i Terraform Labs me bazë në Singapor u arrestua në Mal të Zi.
Për rikujtim, ai u arrestua në aeroportin e Podgoricës dhe konsiderohej si një nga të arratisurit më të kërkuar në botë, tha ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Filip Axhiq.
“Policia malazeze arrestoi një person të dyshuar si një nga të arratisurit më të kërkuar në botë, shtetasin koreano-jugor Do Kwon, bashkëthemelues dhe drejtor i Terraform Laps me bazë në Singapor”, ka shkruar Axhiq.
Ai akuzohet se ka përvetësuar shuma shumë milionëshe në mënyrë të paligjshme, për këtë arsye emri i tij ishte në fletarrest.
“Ish-mbreti i kriptomonedhave, i cili qëndron pas humbjeve që kalojnë 40 miliardë dollarë, u arrestua me dokumente të falsifikuara. Kërkimi për të u shpall nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Koreja e Jugut dhe Singapori”, thuhet në njoftim. /FolDrejt/