Kryesia e klubit të futbollit Sevilla ka vendosur të shkarkojë ish-trajnerin Jorge Sampaoli, raportojnë mediat spanjolle.
Marka thekson se drejtuesit e Sevillas do të njoftojnë deri në fund të ditës se kanë ndërprerë bashkëpunimin me Sampaolin. Ai mori Sevillan në tetor të vitit të kaluar, dhe kishte kontratë me klubin deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Pas humbjes së mbrëmshme nga Getafe në xhiron e 26-të të La Ligës, Sevilla ra në vendin e 14-të të tabelës me 28 pikë dhe do të duhet të luftojë për mbijetesë deri në fund të sezonit. /FolDrejt/