Rreth 10 për qind e popullsisë vendase të kombit ishullor tropikal të Seychelles është i varur nga heroina dhe qeveria e vendit paralajmëron se është një epidemi.
Një raport i BBC sugjeron se edhe burgosja e të varurve nga heroina nuk mbron nga droga, e cila është e bollshme dhe e disponueshme në ishull, përcjell Fol Drejt.
Numri i të varurve është aq i lartë sa autoritetet e këtij vendi duhet të sjellin punëtorë të huaj për të bërë punë që popullsia vendase e varur nga droga nuk është në gjendje t’i bëjë./FolDrejt/