Festimi me shqiponjë i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në 2018 kur Zvicra u përballë me Serbinë shkaktoi jo pak reagim në media, teksa nga serbët u quajt provokim ndaj tyre.
Edhe në “Katar 2022” helvetët do të përballen me kombëtaren serbe, teksa përsëri simboli i shqiponjës është ka marrë vëmendje.
Drejtori i përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami ka kërkuar nga futbollistët shqiptarë të helvetikëve që të mos festojnë me shqiponjë në Botëror.
“Botërori nuk përbëhet vetëm nga ndeshja me Serbinë, edhe nëse e dimë se sa e veçantë është kjo ndeshje, duke pasur parasysh atë që ndodhi në vitin 2018. Ne nuk duam të bëjmë të njëjtat gabime, ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe asgjë tjetër.
Ne nuk duam të dërgojmë asnjë mesazh politik apo fetar. Ne duam të përfaqësojmë vlerat tona. Njëra prej tyre është respekti. Ne tregojmë respekt për opinionet e tjera. Për mua do të ishte gabim nëse do të provokonim dikë me një gjest, pavarësisht lojës,” përfundon drejtori i përfaqësueses së Zvicrës, Tami.
Siç duket zyrtarët e Zvicrës po “pengojnë” shqiponjën të fluturojë e lirë në një kampionat kaq të rëndësishëm, por vallë sa do të munden të respektojnë këtë kërkesë Xhaka e Shaqiri?! /abcnews.al/