Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka komentuar deklaratat e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq e cila deklaroi se shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë të drejta dhe se ata askush nuk i vret.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, iu kundërpërgjigj asaj duke vënë në krahasim të drejtat e serbëve në Kosovë me ato të shqiptarëve në Serbi, përcjell Fol Drejt.
Kamberi përmendi viktima të cilat si pasojë e keqtrajtimit kishin humbur jetën dhe se si asgjë nga simbolet kombëtare nuk lejohet nga shteti serb në vendet ku ka shqiptarë.
““Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim” ky është mesazhi të cilin shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nga Forumi Strategjik në Bled, e paska dërguar Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë.
Sipas Brnabiq, shqiptarët në Luginë të Preshevës, “paskan të drejta” sepse askush si “vranë”, ndërsa Serbët në Kosovë jo, është vazhdimsi e politikës zyrtare të standardeve të dyfishta të Serbisë për trajtimin e pakicave, dhe mohimit të të drejtave elementare të pakicave brenda territorit të vet, ndërkohë që për pakicën e vet në Kosovë, tenton të ndërtojë standarde që nuk ekzisojnë në asnjë shtet tjetër”, u shpreh Kamberi, përcjell Fol Drejt.
Më poshtë mund ta gjeni postimin e plotë të Kamberit./FolDrejt/