Qytetarët e Luginës së Preshevës të enjten kanë votuar përsëri në fshatin Tërnoc për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.
Kryetari i koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar, Shaip Kamberi, ka arritur votat e mjaftueshme që të bëhet deputet në Parlamentin e Serbisë.
Mbi 650 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në këto zgjedhje.
Ky numër është i mjaftueshëm që Kamberi ta fitojë një ulëse në Parlamentin e Serbisë