fbpx
E premte, 22 Nëntor, 2024

Shakhtar Donetsk e rikthen stadiumin në strehë për refugjatët, këtë iniciativë e ndërrmarin edhe disa klube të mëdha evropiane

Lexoni edhe..

Gjesti fantastik nga Shakhtar Donetsk: E rikthejnë stadiumin në kufi me Poloninë si strehë për refugjatët, atyre i bashkohen edhe dy klube të mëdha evropiane

 

Shakhtar Donetsk po e transformon terrenin e Arena Lviv në një kamp të improvizuar për refugjatë, ku rreth 3000 sosh mund të gjejnë një vend të sigurt për të qëndruar.

Arena Lviv ka një kapacitet prej 34,900 dhe zakonisht ka qenë shtëpia e FC Lvivi dhe Rukh Lviv. Shakhtar Donetsk ka zhvilluar ndeshjen në këtë stadium në vitet 2014 deri më 2016.

Lviv është një qytet në kufi me Poloninë dhe deri më tani ai vend konsiderohet si i sigurt nga lufta që ka kapluar shtetin e Ukrainës pas pushtimit rus.

Drejtori i komunikimeve të Shakhtar, Yuri Sviridov tregon se impianti ka nevojë për ndihma në mënyrë që njerëzve t’iu përmbushen disa nevoja bazë.

“Po mundohemi të jemi të dobishëm dhe të krijojmë një strehë të sigurt në stadiumin e Lviv. Ky impiant ka mirëpritur edhe ndeshje të Euro 2012 dhe ne kemi luajtur ndeshje të Ligës së Kampionëve këtu. Mirëpo, tashmë ka një tjetër funksion dhe së bashku me autoritetet po mundohemi të krijojmë një hapësirë të sigurt për 2 deri në 3 mijë persona”.

Dy klubet e mëdha evropiane, Benfica dhe Legia Varashavë kanë vendosur t’i bashkohen nismës së Shakhtarit me ndihma si ushqime, rroba apo ilaçe.

“Nëse klubet e tjera duan të na bashkohen duke dërguar ushqime, dyshekë apo batanije, atëherë do të na ndihmonin shumë. Kemi Benficën e cila ka dërguar pesë kamionë me ushqime, rroba dhe ilaçe. Ndërkohë, edhe Legia ka menduar të mbledhë në stadiumin e saj ushqime apo batanije dhe më pas të na i dërgojë këtu”, u shpreh Sviridov./Telegrafi/

Të ngjajshme