Sipas Calciomercato, Shakhtar Donetsk po kërkon nga Arsenali 35 milionë euro për superyllin e tyre Mykhaylo Mudryk, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Në të njëjtin raport thuhet se trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është gati t’i afrohet skuadrës ukrainase për lojtarin, por Shakhtar nuk do ta lërë Mudrykun të largohet lehtë. Edhe shumë klube të tjera po monitorojnë sulmuesin.
Nga ana tjetër, sipas një raporti të gazetës spanjolle Fichajes, Arsenali do të luftojë me Real Madridin në garën për të nënshkruar me sulmuesin holandez 23-vjeçar Cody Gakpo nga PSV Eindhoven.
Në sezonin e fundit, ai i ka çuar arritjet e tij të golave në një nivel krejtësisht të ri ku ka kontribuar në 24 gola nga 19 paraqitje, dhe tani është ndër sulmuesit më tërheqës dhe më stabil në Evropë.
Gakpo, 23 vjeç, u kërkua nga Arsenali edhe në afatin kalimtar të verës. Dhe Topçinjtë mund të ringjallin interesin e tyre për të verën e ardhshme, por ata do të duhet të shmangin konkurrencën nga Real Madrid, ndërsa PSV Eindhoven thuhet se do të kërkojë mbi 50 milionë euro për të. /FolDrejt/