Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Shamia dhe imagjinarja naive e superioritetit

3 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga AGIM BAÇI

Një nga antropologët më të njohur në botë, francezi Claud Levi-Stross, në librin e tij “Tropikë të trishtë”, ka veçuar si një karakteristikë të shumë shoqërive, “tendencën” e mendjes njerëzore për të kryer shpesh dallime në formë binare: i keq-i mirë, i bukur-i shëmtuar, i vlefshëm-i pavlefshëm.

Këto dallime binare, sipas Stoss-it, por edhe sipas filozofit Michel Foucault, bëhen me qëllim nga debatuesit më së shumti për dominimin dhe nënshtrimin e tjetrit që është ndryshe kulturalisht nga ai. Edhe në rastin e debatit për shaminë, që nisi në Prishtinë e u zhvendos në Tiranë e Shkup, kjo tendencë binare, për të futur myslimanët në territorin e inferioritetit, ka qenë ndoshta problemi më thelbësor i debatuesve, sidomos në rrjetet sociale.

Më së pari më duhet të themi se, në të gjithë këto vite që është ndezur ky debat i përsëritur rreth mbajtjes apo jo të shamisë në institucione publike, destinacioni duket se nuk ka qenë aspak shqetësimi për tjetrin, por dëshira për të tentuar një epërsi kulturore. Një tendencë e tillë thjesht ka tentuar një getizim apo nënshtrim të atij që e sheh botën ndryshe dhe që nuk dëshiron të jetë peng i spektaklit, i modës. Madje, nuk mungojnë as ngjyrat e debatit mbi shaminë dhe mjekrën, të gërshetuara me bakllavanë, kadaifin e tullumbat, a thua se njeriu pasi heq mjekrën dhe shaminë dhe në vend të bakllavasë ha tiramisu apo cheescake, direkt mençurohet, i vjen vështrimi i duhur për këtë dynja!!!.

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Një hile banale dhe tinëzarë nga debatuesit është zhvendosja e diskutimit me slogane të tilla si: “Ne jemi si Europa”, apo “e ardhmja jonë është perëndimi”, dhe se “ne jemi oksidentalë e jo orientalë”, edhe pse shumë prej tyre nuk do dinin të shpjegonin se nga kanë ardhur përkufizime të tilla dhe se çfarë nënkuptojnë këto koncepte. Madje, këta debatues i rreshtojnë argumentimet e tyre pa rrëfyer aspak se këto shoqëri që ata shembullojnë për idetë e tyre, i kanë zgjidhur këto çështje duke shmangur paragjykimin se si dihet të vishet dikush në përditshmërinë e tij edhe pse myslimanët janë emigrantë në këto vende që ata marrin si shembull. Ndërkohë që në tokat tona të shqipes ky debat shtrembërohet qëllimisht, duke tentuar gjithnjë e më shumë që mos të kërkojë një zgjidhje në respekt të besimit të tjetrit, por që më së shumti të krijojë mendimin binar “ne të zhvilluar- ata të prapambetur”.

Por, si është e mundur që askush nga kundërshtuesit e mbajtjes së shamisë nuk mund të vërtetojë se nëse vishesh apo zhvishesh si ata, direkt merr një qytetari tjetër, të mbulon një mençuri dhe siguri për jetën dhe se e kupton tjetrin më mirë? Apo i gjithë ky debat ka në thelb dërgimin e komuniteteve besimtare në periferi të shoqërisë, me qëllim që të mbretërojë vetëm spektakli dhe vaniteti?

Ndërkaq, duhet të pohojmë se vetë myslimanët nuk duhet t’i shmangen përgjegjësisë për dialogun në publik, për t’iu treguar anëtarëve të shoqërisë ku jetojnë thelbin e asaj çka ata besojnë, që të mos jenë thjesht objekt për lajm negativ. Ata që drejtojnë jetën burokratike të komunitetit të besimtarëve, në Prishtinë, Tiranë e Shkup, mbajnë përgjegjësinë për të shpjeguar vlerat e asaj çka përfaqëson shamia apo shumë rregulla që besimtarët ndjekin në përditshmërinë e tyre. Ata duhet të shpjegojnë se demokracia nuk bie në kundërshtim me besimin, por sidomos me detyrën për të kërkuar diturinë.

Vetë besimtarët e dinë se sa e rëndësishme është ta fitosh betejën në shoqëri duke debatuar me të tjerët, duke treguar vlerat në bashkëjetesës me të tjerët, e jo duke u veçuar dhe duke u strukur në vetminë që tashmë u ofrohet me bollëk nga projektuesit dhe sugjeruesit e territoreve inferiore për besimtarët. Vetëm myslimanët shqiptarë e kanë në dorë që të mos lejojnë që ndaj tyre të ndërtohen getot e rrezikshme të territorit të inferioritetit, që mund të jetë më së paku një ngarkesë sociale për shoqërinë, ose një argument dashakeqës ndaj atyre që dëshirojnë t’i shohin besimtarët si pikturë e keqe, që nuk mund të ekspozohemi në rrugëtimin tonë si shoqëri.

E duke marrë shkas nga ky debat, ne duhet të pohojmë se në këtë proces të pandalshëm të ndërveprimit kulturor, ne duhet që të shqetësohemi se po mbështesim një shoqëri hipokrite, një shoqëri që ka humbur nervin për të ndëshkuar të padrejtin, hajdutin dhe të fortin që kërkon të sfidojë ligjin. Ne duhet të shqetësohemi se brezi i sotëm në shkolla është një analfabet funksional, që nuk ka më respekt për të ndershmin, që nuk shqetësohet se si të jetë i ndershëm, por që ka qëllim se si të pasurohet brenda ditës dhe se si të jetë në rrethin e përditshëm të famës. Dhe në këtë rrugëtim nuk të ndihmon zhveshja, ashtu siç nuk është as garanci se me vënien e shamisë ke fituar legjitimitetin e një qytetari të përgjegjshëm për veten e më pas edhe për komunitetin ku jeton.

Tags: agim baçiShamiat
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Ish-kryenegociatorja për dialog: Takimi i sotëm Kurti-Vuçiq nuk mund të sjellë një marrëveshje finale

Lajmi tjetër

Europarlamentari rumun u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë marrëveshje: Evropa nuk mund ta përballojë edhe një konfikt tjetër

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM