Një person është arrestuar në Fushë Kosovë.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shantazhuar viktimën femër shtetase e Austrisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.