Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka do të luajnë në “Katar 2022”, ku në grup Zvicra është shortuar me Kamerunin, Brazilin dhe Serbinë.
Sulmuesi anësor i Chicago Fire, ka folur për shortin, duke e cilësuar Brazilin si favoritin e grupit.
“Do të jetë vështirë. Na duhen tri ndeshje shumë, shumë të mira për të qenë në gjendje të avancojmë. Por falë përvojës së madhe në këtë turne ne do të shkojmë në Botëror me vetëbesim. E dimë se çka na pret”, ka thënë Shaqiri për sajtin zyrtar të Federatës së Futbollit të Zvicrës.
Xhaka e quan “jo short të keq”
Në anën tjetër kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka bërë një postim lidhur me shortin për Botërorin “Katari 2022”.
“Jo aq keq”, ka shkruar Xhaka në postimin në “Instagram” ku e ka paraqitur fotografinë me ekipet e grupit.