Paraqitjet dinjitoze të lojtarëve shqiptarë Albian Ajeti dhe Xherdan Shaqiri, kanë sjellur interesim të madh të klubeve të mëdha europiane.
Golashënuesi më i mirë i ligës zvicerane Albian Ajeti (22) pritet që të lëshoi Baselin për klubin anglez West Ham. Klubi i ishullit i ka ofruar Ajetit 12 milion euro në vit, por fjalën e fundit të transferimit do e thotë vetë klubi i Baselit. Sipas të gjitha parashikimeve, transferta vetëm se është kryer, informon foldrejt.com.
Në anën tjetër, për Shaqirin interesim ka shfaqur klubi i Monakos, i cili i ka ofruar 6 milion euro neto. Monako nuk ka taksa për lojtarët, andaj kjo shifër në Liverpul është e barasvlefshme me 12 milion euro.
Tashmë është në dorë të Liverpulit dhe Shaqirit që kanë lidhur kontratë deri 2023, nëse do vazhdojnë bashkëpunimin. Ndoshta në të mirë të Shaqirit është të luajë me një klub më të vogël se Liverpuli, por që do ketë më shumë aktivizimeve./Foldrejt.com