Xherdan Shaqiri nuk luante për Zvicrën ndeshjet e fundit, por pas takimit me trajnerin Vladimir Petkovic ai përsëri është i motivuar të luajë për vendin e tij. Gjithsesi kjo nuk do të ndodhë në dy ndeshjet e ardhshme, kundër Irlandës dhe Danimarkës, për shkak të një dëmtimi, shkruan srf.ch, përcjell foldrejt.com.
“Ne jemi të gëzuar, që mund të llogarisim edhe atë,” tha Petkovic pas takimit me yllin e Liverpulit.
Shaqiri në anën tjetër bëri me dije se mungesa e tij për Zvicrën nuk kishte të bëntë me kërkesën për të qenë kapiten.