Trajneri i Liverpulit, Jürgen Klopp thekson për atë se është klasë botërore. Nuk bëhet fjalë për Muhamed Salah, por për gruan e kuzhinës – Mona Nemmer, e cila është transferuar nga Bajerni në FC Liverpul.
34 vjeçarja është udhëheqësja e ushqimit për lojtarët e Kuqtë, ku përveç përgatitjes së mirë angazhohet edhe për ushqim cilësor duke survejuar në çdo moment me koordinim të mjekëve edhe pasqyrën e gjakut të lojtarëve, shkruan blick.ch.
Interesante është se Nemmer gjatë 2009 ka punuar si kuzhiniere në kombëtaren gjermane, kurse në 2013 ajo punoi për ekipin bavarez Bajernin e Mynihut ku njohu edhe Xherdan Shaqirin.
“Mona është një person shumë i mirë, me atë mund të flasësh për gjithçka. Me atë Liverpul ka bërë një hap para sa i takon ushqimit,” thotë Xherdan Shaqiri, përcjell foldrejt.com.
Gjithsesi, lojtarët e Liverpulit janë të uritur vetëm për një gjë: suksesin në Champions League dhe Premiere League./Foldrejt.com