Shaqiri kaloj nga Stoke te Liverpooli në vitin 2018, por lojtari nuk ka qenë në gjendje të siguroj një vend në formacionin startues në Anfield.
Erdin Shaqiri vellau i Xherdan Shaqirit i cili është edhe agjenti i tij pretendon se “dy ose tre klube” kane treguar interes konkret për lojtarin e kombëtares Zvicerane në afatin kalimtar të janarit, dhe ai pret që të njëjtat klube, prapë do të rishfaqin interesin e tyre .
Shaqiri iu bashkua Liverpoolit në një kontratë pesë-vjeçare në fillim të sezonit 2018-19, por dështoj të jete startues për shkak të pranisë së Sadio Mane dhe Mohamed Salah në pozicionet anësore, dhe për shkaqe të lëndimeve.
“Unë mendoj se do të ketë shumë oferta për Xherdan gjatë verës,” tha Erdin Shaqiri për KTV. “Tashmë në janar ka pasur interes konkret nga dy ose tre klube. Këto klube tashmë janë raportuar në media të ndryshme.”
Vëllai i Shaqirit beson se anësori nuk meriton më shumë lëvdata, por ai pranon se ka pasur faktorë ndërlikues.
“Situata e Xherdanit në Liverpool nuk është e lehtë për shkak të disa dëmtimeve të vogla që zgjatën më gjatë nga sa menduam,” shtoi ai. “Jurgen Klopp po bisedon me t dhe i kerkon me shumë ushtrime, duhet të presim dhe të shohim.
“Unë mendoj se Xherdani meriton shumë më tepër. Ai ishte i pafat me dëmtimet e tij, por sa herë që atij ju dha rasti të luante, ai bëri punën e tij.”//FolDrejt