Zvicra ka zhvilluar një ndër ndeshjet e saj më të mira, duke pasur parasysh se luante me ekipin që ndodhej në vendin e parë të ranglistës botërore të FIFA, shkruan foldrejt.com. Rezultati përfundimtar ishte 5 me 2.
Sipas gazetës më të madhe “Blick” notat e lojtarëve helvetë janë si vijon: Yann Sommer 5, Kevin Mbabu 5, Timm Klose 5, Nico Elvei 4, Ridriguez 6, Fernandes 5, Remo Freuler 5, Steven Zuber 4, Haris Seferovic 6.
Kurse te dy lojtarët shqiptarë, Granit Xhaka mori notën 5 – e orkestroi tempon mjaft mjeshtërisht dhe çdoherë diti të mbajë skuadrën në sulm. Në anën tjetër Xherdan Shaqiri mori notën maksimale 6 – me asistime të klasit botëror në 2:2, 4:2 dhe 5:2. I patjetërsueshëm!
Notat e lojtarëve variojnë nga 1 (i padobishëm) deri në 6 (super)./Foldrejt.com