Kosova dhe Zvicra do të përballen nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo ndeshje është e veçantë për lojtarin kosovar i cili luan për Zvicrën, Xherdan Shaqirin, pasi ai do të vijë të luajë për ekipin zvicran në vendlindjen e tij, përcjell Fol Drejt.
Para ndeshjes kundër Kosovës, Shaqiri ka treguar se shumë njerëz i kanë shkruar që ai mos të shënojë gol ndaj Kosovës, por që ai tha se do të jap gjithçka për Zvicrën, shkruan Kosovapress.
“Shumë njerëz më kanë shkruar mua që mos të shënojë gol. Unë jam një futbollist, dhe unë do të jap gjithçka për Zvicrën. Por unë nuk do të festojë nëse shënojë gol për shkak të respektit që kam për Kosovën, shokët e mi të skuadrës duhet ta bëjnë atë për mua”, tha Shaqiri.
Më tej, Shaqiri tha se pret që të ketë një pritje të mirë në “Fadil Vokrri”, por që pret se do të ketë edhe vërshëllima nga disa njerëz në stadium.
“Jam i bindur se do të kemi një pritje pozitive. Sigurisht që nuk duhet të kemi frikë se mos sulmohemi në para ndeshjes. Por duhet të presim fishkëllima nga një përqindje e vogël e njerëzve”, tha më tej Shaqiri.