ShBA ka vendosur të sanksionojnë 11 zyrtarë iranianë me arsyetimin se janë përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në një deklaratë me shkrim për vendimin e sanksionit tha se ShBA dënon shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut të bëra në Iran, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Ne jemi të vendosur të mbështesim popullin iranian, i cili po përballet me fytyrën brutale të regjimit iranian, në kërkesat e tyre për respektimin e lirive themelore.
Sot, Departamenti i Shtetit po vendos kufizime vizash për 11 zyrtarë iranianë përgjegjës ose të përfshirë në vrasjen, arrestimin, rrahjen e protestuesve paqësorë dhe pengimin e lirisë së tyre të shprehjes me tubime paqësore”, thuhet në deklaratë./FolDrejt/