Të paktën 13 persona janë plagosur në rrugë në qytetin amerikan të Sirakuzës, në shtetin e Nju Jorkut, në një aktivitet ku morën pjesë disa qindra persona, njoftuan autoritetet lokale.
Të paktën katër persona pësuan plagë me armë zjarri, ndërsa pesë u plagosën në një sulm me thikë, raportoi AP.
Të tjerët pësuan lëndime kur u goditën nga automjetet në rrëmujën që pasoi, shtoi policia, transmeton Fol Drejt.