Rreth 50 diplomatë rusë, së bashku me familjarët e tyre janë larguar nga Nju Jorku, të dielën në vendin e tyre.
Kujtojmë se Zëvendës Përfaqësuesi i ShBA-së në Kombet e Bashkuara, OKB u kishte dhënë ultimatum 12 diplomatëve rusë të OKB-së që të largoheshin nga SHBA-ja deri më 7 mars, transmeton Fol Drejt.
Administrata e Joe Biden kishte kërkuar largimin e diplomatëve rusë, duke i akuzuar ata për përfshirje në “aktivitete që nuk ishin në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre si diplomatë”.
Këtë e tha ambasadori i ShBA-së në OKB, Richard Mills gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën e kaluar./FolDrejt/