Autoritetet amerikane njoftuan se arrestuan dy shtetas amerikanë në Kansas të dyshuar për eksportim të paligjshëm të teknologjisë së aviacionit në Rusi.
Kirill Gregory Bujanovsky (59) dhe Douglas Robertson (55) ishin pronarët dhe menaxherët e KanRus Trading Company, raporton BBC.
Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, të dy u bashkuan për të anashkaluar ligjet e SHBA-së për eksportet dhe për t’i shitur Rusisë pajisje të sofistikuara të avionëve. /FolDrejt/