Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar një raund tjetër ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë 350 milionë dollarë, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Kjo paketë ndihme ushtarake përfshin më shumë municion për HIMARS [hedhës të lëvizshëm raketash] dhe obusorë të ofruar nga SHBA që Ukraina po përdor për të mbrojtur veten, si dhe municione për automjetet luftarake të këmbësorisë Bradley, raketat HARM, armë antitank, varka lumore dhe pajisje të tjera, “tha Blinken në një deklaratë./FolDrejt/