Presidenti amerikan Joseph Biden arriti një marrëveshje të dielën në mbrëmje me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, republikanin Kevin McCarthy për heqjen e kufirit të sipërm të borxhit publik prej 31.4 trilion dollarë deri më 1 janar 2025.
“Kjo marrëveshje është një lajm i mirë për popullin amerikan,” u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, sipas Reuters, përcjell Fol Drejt.
Marrëveshja do të artikulohet në një projekt-ligj që pritet të miratohet në një Kongres të ndarë ashpër, fillimisht në Dhomën e Përfaqësuesve dhe më pas në Senat./FolDrejt/