Shtëpia e Bardhë do të propozojë sot një rritje të taksave për qytetarët amerikanë që fitojnë më shumë se 400,000 dollarë në vit dhe një reduktim të shumës që programi i kujdesit shëndetësor qeveritar Medicare ndan për barnat me recetë për të ruajtur stabilitetin financiar të këtij sistemi të kujdesit shëndetësor.
Sipas Washington Post, taksa mbi të ardhurat nga investimet për amerikanët e pasur do të rritet nga 3.8 për qind në 5 për qind, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
“Buxheti i Presidentit Biden do të zgjasë jetën e Fondit të Mirëbesimit të Medicare me më shumë se 25 vjet”, thuhet në planin e Shtëpisë së Bardhë./FolDrejt/