Presidenti amerikan, Joe Biden, mbështeti vendimin e Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken për të shtyrë vizitën e tij në Kinë për shkak të një tullumbace spiune të Pekinit që u pa në qiellin mbi SHBA.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre tha se ekziston një konsensus midis Biden dhe këshilltarëve të tij që Blinken nuk duhet të udhëtojë në Kinë në këtë kohë, raporton Reuters.
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka biseduar sot me drejtorin e Zyrës Qendrore të Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Yi, dhe e ka informuar atë se nuk do të udhëtojë për në Kinë duke pasur parasysh rrethanat aktuale, përkatësisht praninë e balonës spiune të Pekinit në hapësirën ajrore amerikane./FolDrejt/