Shtëpia e Bardhë njoftoi se deklaratat e fundit të presidentit rus Vladimir Putin nuk janë të reja dhe nuk tregojnë një ndryshim në qëllimet e tij strategjike, përfshirë ato që lidhen me Ukrainën.
Presidenti rus tha se Rusia krijoi Ukrainën e sotme dhe se vetëm ajo mund të garantojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre ka reaguar ndaj komenteve të Putinit dje në forumin “Valday”, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.