Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Matt Miller dënoi nënshkrimin e marrëveshjes mes Bjellorusisë dhe Rusisë lidhur me armët bërthamore taktike.
Lidhur me marrëveshjen që Rusia ka arritur me Bjellorusisë për të vendosur raketat e saj bërthamore taktike në këtë vend, Miller tha: “Nuk do të flas rreth provës ose vlerësimit që posedojmë. E dënojmë ashpër këtë marrëveshje. Kjo është e fundit e sjelljeve të papërgjegjshme që kemi parë në pushtimin e gjithanshëm që Rusia filloi kundër Ukrainës më shumë se një vit më parë”, përcjell Fol Drejt.
Ai tha se më parë kanë potencuar se do të ketë çmim të rëndë përdorimi i armëve biologjike, kimike ose bërthamore nga Rusia në luftën me Ukrainën dhe se nuk ka ndonjë situatë që të kërkojë ndryshimin e pozicioneve bërthamore ose ndonjë shenjë që Rusia është përgatitur të përdorë armë bërthamore.
Ministrat e Mbrojtjes së Rusisë dhe Bjellorusisë, Sergei Shoigu dhe Viktor Krenin nënshkruan një dokument për vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi. Khrenin tha se vendosja e armëve bërthamore ruse në vendin e tij është përgjigje kundër politikës “agresive” dhe “jo miqësore” të vendeve perëndimore.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin njoftoi në mars se në Bjellorusi do të vendosin armë bërthamore taktike. Putin tha se me armët në fjalë do të pajisen sistemet me precizitet të lartë “Iskander” të cilët ia kanë dorëzuar Bjellorusisë më parë./FolDrejt/