Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka dënuar ashpër sulmet e orkestruara e të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës.
Reagimi i diplomatit amerikan vjen pasi të dielën, mjë zyrtar i Policisë së Kosovës është vrarë, në veri të Kosovës.
Po ashtu, sipas Policisë, si pasojë e sulmit është plagosur një zyrtar policor dhe një tjetër është lënduar.
Hovenier, shkroi se Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Ai shtoi se autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të sillen para drejtësisë.
“I shpreh ngushëllimet në emër të Shteteve të Bashkuara familjes për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës të vrarë në krye të detyrës”, thuhet në deklaratën e Hovenierit, të cilën e ka shpërndarë në platformën “X”. /atvlive.tv