Administrata e presidentit amerikan Joe Biden do të dërgojë përkohësisht 1500 trupa shtesë në kufirin ShBA-Meksikë, ka mësuar Reuters, duke cituar deklaratën e një zyrtari amerikan.
Trupat do të dërgohen për të siguruar kufirin ShBA-Meksikë në përgatitje për një rritje të pritshme të imigracionit të paligjshëm kur kufizimet e epokës së koronavirusit të hiqen më vonë këtë muaj, përcjell Fol Drejt.
Ata do të ndihmojnë oficerët e Patrullës Kufitare me futjen e të dhënave./FolDrejt/