ShBA dhe Armenia kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim bërthamor.
Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i cili e ka pritur në takim homologun e tij armen, Ararat Mirzoyan, ka shprehur dëshirën për të rritur bashkëpunimin në sektorin e sigurisë energjetike dhe të forcojë më tej marrëdhëniet ekonomike dhe diplomatike mes dy vendeve, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Pas takimit, liderët kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit bërthamor civil. Marrëveshja synon të diversifikojë furnizimin me energji të Armenisë.
Zëdhënësi i Departamentit, Ned Price, në njoftimin lidhur me takimin, bëri të ditur se Blinken dhe Mirzoyan kanë vlerësuar edhe progresin e bërë nga Armenia në ndërtimin e demokracisë dhe rendit juridik dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët./FolDrejt/