Ndihmës Sekretarja e Shtetit Karen Donfried dhe Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi u takuan në Tiranë për të diskutuar prioritetin e përbashkët të integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Në një postim në twitter, Ambasada amerikane nënvizon se lufta në Ukrainë e ka bërë integrimin në BE edhe më urgjent, shkruan Ora News, transmeton Klankosova.tv.
Të dyja palët rikonfirmuan mbështetjen e tyre të fortë për bisedimet e anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe përkushtimin e tyre për të punuar me partnerët shqiptarë për reformën në drejtësi dhe integrimin në BE.