Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab diskutuan çështjet e lidhura me Iranin më 3 maj, pak para nisjes së takimit të ministrave të shtatë vendeve më të industrializuara (G7), megjithatë, të dy zyrtarët kanë hedhur poshtë thashethemet se është diskutuar për shkëmbim të të burgosurve me Teheranin.
Mbretëria e Bashkuar është aktualisht nikoqire e takimeve të G7-ës, dhe është e përfshirë në përpjekjet për të rinisur zbatimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore.
Si Uashingtoni, ashtu edhe Londra pranuan se janë duke bërë përpjekje që të kërkojnë lirimin e shtetasve të tyre që mbahen në Iran, mirëpo nuk kanë lidhur këtë temë me çështje tjera.
Aktualisht Irani është duke mbajtur në burgjet e veta të paktën katër amerikanë: Baquer and Siamak Namazi (babë dhe djalë) ambientalistin Morad Tahbaz dhe sipërmarrësin Emad Shargi.
Zyrtarët britanikë kanë thënë më 3 maj se raportimet kanë qenë “dezinformata”.
Departamenti amerikan i Shtetit po ashtu ka thënë se raportimet e 2 majit nuk janë të sakta.