Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj janë përplasur me Iranin dhe aleatin e tij Rusinë për pretendimet perëndimore se Teherani po furnizon Moskën me dronë që kanë sulmuar Ukrainën – dhe SHBA-të akuzuan Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për “nënshtrimin ndaj kërcënimeve ruse” dhe dështimi për të nisur një hetim, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani tha se të gjitha kufizimet për transferimin e armëve në dhe nga Irani u ndërprenë në tetor 2020 dhe se pretendimet perëndimore se Teherani kishte nevojë për miratim paraprak “nuk ka asnjë meritë ligjore”.
Iravani këmbënguli gjithashtu se dronët nuk u transferuan në Rusi për t’u përdorur në Ukrainë, duke thënë se “fushata e dezinformimit dhe akuzat e pabaza… nuk shërbejnë për qëllim tjetër veçse të largojnë vëmendjen nga transferimi i sasive masive të armatimit të avancuar dhe të sofistikuar në Ukrainë nga shtetet perëndimore në mënyrë që të zgjasin konfliktin”./FolDrejt/