Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të mbajtur në Tel-Aviv të enjten foli për pasojat e bashkëpunimit ushtarak midis Rusisë dhe Iranit, transmeton Ukrinform, duke iu referuar shërbimit të shtypit të Pentagonit, përcjell Fol Drejt.
Gjatë takimit, Sekretari Austin theksoi “pasojat vdekjeprurëse të zgjerimit të bashkëpunimit ushtarak të Rusisë me Iranin në Ukrainë, ku përdorimi i dronëve të sulmit vdekjeprurës po vret civilë të pafajshëm dhe implikimet negative që paraqet ky trend për rajonin e Lindjes së Mesme”.
Ndër të tjera, bëhet fjalë për Rusinë që i ofron teknologji Iranit në këmbim të ndihmës së tij.
Të dy udhëheqësit diskutuan kërcënimet e paraqitura nga Irani në rajon dhe ranë dakord të rrisin bashkëpunimin për të përballuar agresionin iranian.
“Sekretari Austin ripohoi angazhimin e ShBA-së për të mos lejuar kurrë që Irani të marrë një armë bërthamore”, thuhet në raport.
Siç është raportuar, ShBA-ja sanksionoi një rrjet prej pesë kompanish kineze që furnizojnë komponentë për dronët ushtarakë të Iranit që Rusia përdor për të sulmuar Ukrainën. /FolDrejt/