Ministrja e Financave e SHBA-së, Janet Yellen tha sot, duke u larguar nga Pekini pas një vizite katër-ditore, se SHBA dhe Kina kanë mosmarrëveshje të rëndësishme dhe se ato duhet të diskutohen “qartë dhe drejtpërdrejt”.
Yelen tha në një konferencë për shtyp se takimet dypalëshe me zyrtarë të lartë kinezë në ditët e fundit ishin “të drejtpërdrejta, thelbësore dhe produktive” dhe se ato ndihmuan në stabilizimin e marrëdhënieve shpesh të vështira, raporton Reuters./FolDrejt/