SHBA dhe Koreja e Jugut kanë arritur një marrëveshje historike për të kundërshtuar kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut.
Sipas një marrëveshjeje të arritur të mërkurën, Uashingtoni ra dakord të vendosë periodikisht nëndetëset amerikane të armatosura me armë bërthamore në Korenë e Jugut dhe të përfshijë Seulin në operacionet e tij të planifikimit bërthamor, raportoi sot BBC.
Në këmbim, Koreja e Jugut ra dakord të mos zhvillonte armët e veta bërthamore, transmeton Fol Drejt.