SHBA-ja dhe Koreja e Jugut po përgatiten të zhvillojnë një stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit.
Në lajmet në shtypin e Koresë së Jugut, thuhet se stërvitja e përbashkët ajrore do të zhvillohet në periudhën 31 tetor – 4 nëntor dhe se do të marrin pjesë 140 avionë F-35A, F-15 dhe KF-16 të Koresë së Jugut dhe ku do të marrin pjesë edhe avionët F-35B të SHBA-së, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në stërvitje thuhet se ushtria e SHBA-së, do të ofrojë mbështetje me 100 avionë që do të ngrihen në ajër nga baza e saj në Japoni.
Zyrtarët e Koresë së Jugut kanë theksuar se në trajnime do të marrë pjesë edhe Australia.
Koreja e Jugut ka bërë të ditur se që nga dje ka filluar stërvitjet e saj vjetore në rajon.
Raketa balistike e lëshuar më 4 tetor nga Koreja e Veriut e cila në 2 javët e fundit ka kryer 8 lëshime raketore, ra në Oqeanin Paqësor duke kaluar për herë të parë që nga viti 2017 nga pjesa verilindore e Japonisë.
SHBA-ja dhe Koreja e Jugut në stërvitjet e tyre të përbashkëta të ndërmarra si kundërpërgjigje ndaj lëshimit të raketës balistike nga Koreja e Veriut, lëshuan 4 raketa tokë-tokë në Detin Lindor (Detin Japonez).
Në anën tjetër, SHBA-ja njoftoi se aeroplanmbajtësja USS Ronald Reagan që u largua nga Gadishulli Korean pas stërvitjes detare të përbashkët, do të kthehet në Detin Lindor më 5 tetor.
SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia zhvilluan një stërvitje anti-nëndetëse në ujërat ndërkombëtare pranë Detit Lindor më 30 shtator për herë të parë në 5 vitet e fundit.
Administrata e Phenianit, duke shkelur rezolutat e Kombeve të Bashkuara (OKB), ka kryer mbi 20 teste të raketave balistike në distanca të ndryshme që nga fillimi i vitit 2022./FolDrejt/