SHBA dhe partnerët e saj njoftuan sot se kanë vendosur sanksione të reja kundër Rusisë për luftën në Ukrainë, duke intensifikuar kështu grupin më të ashpër të sanksioneve të zbatuara ndonjëherë.
Sipas paketës së re të sanksioneve, në shënjestër janë mekanizmat dhe autorët që ndihmojnë Rusinë të shmangë sanksionet, pastaj të ardhurat nga zinxhirët e furnizimit me energji dhe ushtarako-industriale, raporton Reuters.
“Veprimet e sotme do të forcojnë më tej kontrollin mbi aftësinë e presidentit rus Vladimir Putin për të kryer pushtimin e tij barbar dhe për të çuar përpara përpjekjet tona globale për t’i dhënë fund përpjekjeve të Rusisë për t’iu shmangur sanksioneve,” tha Sekretarja e Thesarit e SHBA, Janet Yellen, transmeton Fol Drejt.