Shtetet e Bashkuara janë ende duke biseduar me Rusinë për një marrëveshje për lirimin e amerikanëve të burgosur Brittney Griner dhe Paul Whelan, por Moska nuk ka dhënë një “përgjigje serioze” për asnjë nga propozimet e saj, tha një diplomat i lartë amerikan, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Elizabeth Rood, e ngarkuara me punë e SHBA-së në Moskë, i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA se bisedimet po vazhdonin përmes “kanalit të caktuar”.
“Shtetet e Bashkuara, siç kemi thënë, kanë vënë në tryezë një propozim të rëndësishëm. Ne e kemi ndjekur atë propozim dhe kemi propozuar edhe alternativa tjera”, tha ajo.
“Fatkeqësisht, deri më tani Federata Ruse nuk ka dhënë një përgjigje serioze ndaj këtyre propozimeve.” /FolDrejt/