Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve miratuan me vështirësi një projekt-ligj gjithëpërfshirës që do të rriste tavanin e borxhit kombëtar me 1.5 trilion dollarë në këmbim të shkurtimeve të ashpra të shpenzimeve.
Ajo përfaqëson një fitore taktike për kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, ndërsa ai i kërkon Presidentit të ShBA-së Joseph Biden të negociojë dhe të shmangë një falimentim federal këtë verë, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Projektligji u miratua të mërkurën me një votim 217 pro dhe 215 kundër dhe nuk pritet të kalojë në Senat./FolDrejt/