Në kohën kur njëri ndër problemet kryesore të ish Maqedonisë së Gruevskit ishte ndërtimi i gazsjellësit rus Turkish-Stream, një problem i ngjashëm tani shfaqet mes dy superfuqive perëndimore: mes Gjermanisë dhe SHBA-së.
Edhe 294 kilometra na ndajnë nga ndërtimi i plotë i Nord-Stream-2, që do sjellte gazin rus në Gjermani – konkretisht në Lubmin, Mecklenburg-Vorpommern. E gjithë gjatësia e saj është 1230 kilometra, përcjell foldrejt.com, shkrimin e SPIEGEL.
Por tash, kur thuajse të gjitha kontratat kanë përfunduar mes Berlinit dhe Moskës, është ngritur edhe njëherë SHBA-ja që kërkon me çdo mënyrë të bllokojë gazsjellësin rus. Ata bile paralajmërojnë ndalimin e saj me sankcione ekonomike.
Por se çfarë masash ekonomike do ndërmarrë Uashingtoni kundrejt Gjermanisë, akoma nuk është e njohur. Megjithatë, SHBA-ja e Donald Trump, prej kohësh ka kundërshtuar projektet e gazsjellësve rus drejt Europës./Foldrejt.com