Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken dhe kryeministri i Etiopisë Abiy Ahmed diskutuan sot përpjekjet për të ruajtur paqen në rajonin Tigray, tha zëdhënësi i Blinken, pasi të dyja palët kërkojnë të riparojnë lidhjet diplomatike të dëmtuara nga lufta atje.
Blinken vizitoi një magazinë logjistike të Kombeve të Bashkuara, ku njoftoi ndihma të reja humanitare prej 331 milionë dollarësh për Etiopinë, duke thënë se do të ofronte mbështetje shpëtimtare për njerëzit e zhvendosur dhe të prekur nga konflikti, thatësira dhe pasiguria ushqimore, raportoi Reuters.
Gjatë takimit dy orë e gjysmë në kryeqytetin etiopian Addis Abeba, Blinken dhe Abiy diskutuan gjithashtu rëndësinë e vendosjes së përgjegjësisë për krimet e kryera nga të gjitha palët gjatë luftës, tha zëdhënësi Ned Price./FolDrejt/