Pas dy javësh Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nisin testimin masiv të popullsisë për moshat mbi 18 vjeç.
Lajmi u bë me dije nga Presidenti Joe Biden, i cili tha se nga data 19 prill nuk do ketë më kufizime moshe për vaksinimin dhe injeksionet do të jenë për gjithë personat në moshë madhore.
Deklarata e Biden u bë teksa SHBA po vuajnë një valë tjetër infektimesh me COVID-19, sidomos në radhët e të rinjve, ndërsa programi parashikonte që të zgjerohej me të tillë përfshirje së paku duke nisur nga data 1 maj.
Më shumë se 555 mijë amerikanë kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa vaksina është parë si zgjidhje për të parandaluar përkeqësimin e bilancit.
Shtëpia e Bardhë ka parashikuar një paketë prej rreth 2 miliardë dollarësh për imunizimin e popullsisë, ndërsa të dhënat e raportuara nga autoritetet shëndetësore flasin për 167 milionë vaksina të administruara për popullsinë.