Zëvendëssekretarja amerikane e shtetit, Wendy Sherman paralajmëroi se SHBA do të përdorë të gjithë potencialin e saj të armatosur, duke përfshirë raketat konvencionale dhe ato bërthamore, për të mbrojtur aleatët e saj Korenë e Jugut dhe Japoninë.
“Ne i bëjmë thirrje Koresë së Veriut të përmbahet nga provokimet e mëtejshme”, tha zëvendëssekretarja amerikane e shtetit, duke i quajtur veprimet e Phenianit “të pamatur dhe thellësisht destabilizuese për rajonin”.
Sherman, në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tokio me përfaqësuesit e Japonisë dhe Koresë së Jugut, tregoi se gjuajtja e shpeshtë e raketave balistike në javët e fundit është një provokim nga Koreja e Veriut, transmeton AP, përcjell Fol Drejt.