Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike që fluturoi mbi territorin e Japonisë mëngjesin e sotëm, për herë të parë në pesë vjet, si rezultat i së cilës popullsia në veri të Japonisë u paralajmërua të strehohej dhe trafiku i trenave u pezullua përkohësisht.
SHBA do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mbajë një takim për Korenë e Veriut nesër, tha sot një zyrtar amerikan i paidentifikuar, pasi Pheniani gjuajti një raketë balistike mbi Japoni për herë të parë në pesë vjet.
“Çdo veprim i rëndësishëm nga Këshilli 15 anëtarësh nuk ka gjasa,” thanë diplomatët e paidentifikuar, siç raportohet nga Reuters, përcjell Fol Drejt.