Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

SHBA duan me detyrim zgjidhjen e konfliktit të Kosovës

5 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE, LAJME, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Në Shtëpinë e Bardhë zhvillohet takimi i nivelit të lartë Kosovë-Serbi, me pjesëmarrjen e kryeministrit Hoti dhe presidentit serb, Vuçiq. Por se për çfarë negociohet në Uashington mbetet e paqartë, shkruan Thomay Brey, shkruan DW.

SHBA po bën presion. Politikanët kryesorë të të dyja vendeve në konflikt, Kosovës dhe Serbisë janë ftuar në Uashington. Ata duhet të arrijnë një zgjidhje për këtë vatër të vazhdueshme të krizës. Kalkulimi amerikan është i qartë: Pasi presidentit amerikan u përball me disa dështime në politikën e jashtme, dëshiron tani të shkëlqejë edhe një herë në politikën e jashtme para zgjedhjeve presideciale, që ai shpreson t’i fitojë dhe të paraqesë një sukses historik.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Palët me qëndrime diametralisht të kundërta

Mbetet e paqartë, se çfarë do të negociohet në Uashington:

– Kreu i delegacionit të Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti pret njohjen reciproke. Por askush nuk e beson, se Serbia do ta bëjë këtë hap, madje as partneri i koalicionit të Hotit, Ramush Haradinaj. Për këtë ka kërcënuar paraprakisht presidenti serb: Në rast të një kërkese për njohje të Kosovës, ai do të refuzojë takimin me presidentin amerikan.

– Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dëshiron të flasë si drejtues i negociatave vetëm për bashkëpunimin ekonomik të vendit të tij me fqinjen e padëshiruar, Kosovën. Këtu mund të përmendet tema aq e kontestuar mes dy vendeve, miniera e Trepçës apo pika strategjike e rëndësishme e Liqenit të Ujëmanit.

Belgien | Dialog Kosovo in Brüssel (DW/A. Bajrami)Kryeministri Hoti pas takimeve në Bruksel (16 korrik 2020)

– Disa krerë politike serbë dhe ekspertë presin, që SHBA të propozojë një autonomi të zgjeruar të pakicës serbe në Veriun e Kosovës, sipas modelit të mëvetësimit pa kufi të serbëve në Bosnje-Hercegovinë. Si shpërblim për këtë Beogradi do të njohë Prishtinën.

– Politikani opozitar serb, Sasa Jankoviç para disa ditësh ka bërë një propozim: Beogradi nuk do e bllokojë më anëtarësimin e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare, si së fundmi në Interpol dhe UNESCO. Një njohje formale e Kosovës mbetet edhe më tej e hapur. Si shpërblim, kishat serbe dhe manastiret në Kosovë gëzojnë të drejtën e ekstraterritorialitetit. Kjo do të thotë, që ato të jenë të vetëadministruara dhe të mos varen më nga sistemi i drejtësisë në Kosovë.

Richard Grenell – dora amerikane në zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi

SHBA-të duan me instrumentet e tyre të pushtetit, – ato janë fuqia kryesore prej më se dy dekadash e trupës ndërkombëtare të mbrojtjes, KFOR, – t’u tregojnë europianëve të pasuksesshëm deri më tani, se si funksionon menaxhimi i  krizave në Ballkan, kur është i orientuar drejt qëllimit. Epiqendra e këtyre përpjekjeve amerikane është ambasadori i mëparshëm amerikan në Berlin, Richard Grenell. Ai u emërua si i ngarkuari personal i Trumpit për Ballkanin. Dhe menjëherë ai paraqiti brenda disa javësh disa suksese konkrete: Në janar Beogradi dhe Prishtina nënshkruan nën presionin amerikan një marrëveshje që parashikon rifillimin e fluturimeve mes Beogradit e Prishtinës, të ndërprerë që nga fundi i viteve 90-të. Si bartëse neutrale për këtë u zgjodh dega e Lufthansës, Eurowings. Një muaj më vonë të dyja vendet në konflikt ranë dakord nën drejtimin e Grenell për ndërtimin e një autostrade përtej kufijve. Në të njëjtën kohë një marrëveshje e tretë parashikoi rifillimin e transportit hekurudhor të ndërprerë mes dy vendeve.

Deutschland Serbien und Kosovo unterzeichnen Abkommen über Bau von Autobahn und Bahnstrecke (AFP/T. Kienzle)Marrëveshja e autostradës dhe hekurudhave me praninë e Grenell nënshkruhet gjatë Konferencës së Mynihut, shkurt 2020

Marrëveshje pa asnjë zbatim konkret

Por megjithëse të gjitha palët i ngritën lart marrëveshjet si “deal historik”, në zbatimin konkret të tyre nuk është bërë asnjë hap përpara, gati më shumë se një gjysmë viti më pas. Asnjë detaj në realizim nuk është bërë i njohur. Me këtë përvojë mund të kesh dyshimin, se tek raundi i ri i negociimit në Uashington më së shumti do të arrihet një marrëveshje që përmban më shumë dukje se sa ka thelb. Sepse as në Kosovë dhe as në Serbi nuk ka një shumicë që mbështet çfarëdolloj marrëveshjeje mes të dy vendeve.

Presidenti i Serbisë, megjithë fitoren e ndjeshme të zgjedhjeve të fundit parlamentare nuk e ka një shumicë dy të tretat pas vetes. Sepse opozita, që bojkoton parlamentin është më nacionaliste se vetë nacionalisti Vuçiq. Kurse në Kosovë qeveris kryeministri Hoti me shumicë vetëm të një deputeti. Edhe këtu as që bëhet fjalë për një shumicë parlamentare me dy të tretat në parlament, e cila do mund të ratifikonte një marrëveshje me Serbinë.

Dhe në fund: Politikanët kryesorë në Kosovë edhe në Serbi prej dekadash e kanë forcuar pozicionin e tyre të pushtetit me ndezjen rregullisht të konfliktit Kosovë-Serbi. Nuk të duket logjike, që ata ta lëshojnë nga dora këtë instrument të sigurimit të pushtetit të tyre përmes zgjidhjes së konfliktit.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Moldavisë

Lajmi tjetër

NATO: Turqia dhe Greqia dakord për dialog, Athina e kundërshton

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM