Në javët e fundit, Ukraina ka raportuar një seri sulmesh ruse duke përdorur dronë të prodhuar nga Irani, ndërsa Irani mohon furnizimin me dronë për Rusinë dhe Kremlini nuk ka komentuar mbi akuzat.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pajtohen me vlerësimet britanike dhe franceze se Irani do të shkelte Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke dorëzuar dronë në Rusi, tha sot zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Vedant Patel.
“Më parë sot, aleatët tanë francezë dhe britanikë deklaruan publikisht vlerësimin e tyre se furnizimi i Iranit i këtyre dronëve në Rusi është shkelje e Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, u tha Patel gazetarëve, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.