Ambasadori i SHBA-së në Athinë, George Tsunis, deklaroi se beson se problemet mes Turqise dhe Greqisë mund të zgjidhen dhe tha se “si Greqia, ashtu edhe Turqia duan paqe”.
Duke folur për kanalin televiziv ANT1, Tsunis i quajti Turqine dhe Greqinë si dy aleatë të rëndësishëm të NATO-s, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Duke u shprehur se Greqia dhe Turqia duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre përmes diplomacisë, Tsunis tha: “Ne vazhdimisht inkurajojmë Turqine dhe Greqinë në këtë drejtim, sepse e di që edhe Greqia, edhe Turqia duan paqe. Ka mosmarrëveshje në shumë marrëdhënie, por paqja është parimi bazë dhe në këtë rast paqja mund të arrihet vetëm përmes diplomacisë”.
Duke theksuar se SHBA-ja do të vazhdojë të inkurajojë të dyja vendet që t’i zgjidhin problemet e tyre përmes diplomacisë, Tsunis tha: “Këto probleme nuk janë unike dhe mund të zgjidhen”./FolDrejt/